Home ShowBiz Keisi sqaron të vërtetën mbi romancën me Noizyn
Keisi sqaron të vërtetën mbi romancën me Noizyn
0

Keisi sqaron të vërtetën mbi romancën me Noizyn

0
0

Keisi Medini ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa ka zbuluar se si ka nisur e gjithë vëmendja që ajo ka tani.

E pyetur në emisionin “Live from Tirana”, për një lidhje të mundshme mes saj dhe repertit Noizy, Keisi ka shuar zërat duke thënë se janë vetëm miq dhe se njihen prej vitesh.

Unë u bëra e njohur nga një portal ku babi kishte dhënë një intervistë dhe kishte përmendur që ka një vajzë. Aty nisi gjithçka dhe unë nisa të bëhem e njohur, u bëra fotomodele. Mikeshat e babit më merrnin në celular dhe më propozonin projekte të ndryshme. Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.

Ndërsa e pyetur se si do e dëshironte Keisi partnerin e saj, ajo tha: “Unë jam një vajzë e rritur shumë mirë dhe nuk kam patur asnjëherë probleme që mos bëj këtë apo mos bëj atë. Jemi shumë liberalë si familje dhe do të doja një njeri po njësoj, të kuptoj botën time”.

Linku; https://www.youtube.com/watch?v=iLuxVRh2j1Y

Foto: https://www.instagram.com/keisi.medini/