Home ShowBiz Anulohet papritur ‘Sunny Hill 2023’, vjen njoftimi i rëndësishëm
Anulohet papritur ‘Sunny Hill 2023’, vjen njoftimi i rëndësishëm
0

Anulohet papritur ‘Sunny Hill 2023’, vjen njoftimi i rëndësishëm

0
0

Festivali i madh i “Sunny Hill” është anuluar për këtë vit.

Faqja zyrtare ka ndarë njoftimin e rëndësishëm me ndjekësit.

Kujtojmë se vitin që lamë pas “Sunny Hill” u mbajt për herë të parë në Tiranë.

Festivali shtyhet për javën e parë të gushtit të vitit 2024.

‘Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024””, bën të ditur njoftimi i “Sunny Hill Festival”.

“Tashshmë ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë”.

Linku: https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/

Burimi i fotos:https://www.facebook.com/search/posts/?q=Sunny%20Hill%20Festival

tags: