Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen me stil të çuditshëm të veshjes, rrugëve të Los Anxhelosit
Reperi i njohur Kanye West është parë së fundmi me një stil të çuditshëm veshjeje, derisa po shoqëronte djalin e tij katër vjeç Psalm, në një parking biçikletash në Los Anxhelos.
Kanye, që këtë të enjte do të festojë ditëlindjen e 46-të, kishte veshur një bluzë të zezë me masë masive, derisa në pjesën e poshtme viheshin re getat e tij të ngushta po ashtu ngjyrë të zezë, si dhe dollakë me çorape me rripa.
Por, jo vetëm Kanye dukej çuditshëm – edhe arkitektja e markës së tij “Yeezy”, Bianca Censori, me të cilën aludohet të jetë martuar ishte veshur po ashtu me një stil kontrovers.
Censori është parë e veshur me një fustan të zi që e mbulonte trupin e arkitektes që nga koka e deri tek këmbët.
Linku:https://www.hola.com/us/fashion/20230607346625/kanye-west-bianca-censori-viral-outfits/