Georgina mohon thashethemet për krizën me Cristiano Ronaldon dhe thotë se do të ketë një martesë
Ata folën pas një eventi promovues në Madrid. Të dy u panë bashkë në rrethana normale, pavarësisht thashethemeve për një krizë dhe madje edhe për një ndarje. E dashura e tij ka qenë në çdo moment pranë tij, por emisioni Mediaset ka dashur të hetojë këtë çështje, ndaj gazetarja Leticia Requejo iu afrua çiftit për të sqaruar situatën e tyre.
Pas prezantimit gazetarja e programit Telecinco mundi të bisedonte me Georginën dhe e pyeti për thashethemet se tregojnë për një fund të marrëdhënies me ish-sulmuesin e Manchester United.
“Sigurisht që jo”, iu përgjigj troç ajo, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë.
Por nuk u ndal me kaq, ajo më pas u pyet për mundësinë e një dasme.
“Sigurisht”. Diçka për të cilën ka dashur t’i përgjigjet edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/06/08/6482214722601de3468b45db.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/georginagio/