Home ShowBiz U tha se ishin ndarë, ish-banori i BBVK zbulon të vërtetën e Andit dhe Gresës
U tha se ishin ndarë, ish-banori i BBVK zbulon të vërtetën e Andit dhe Gresës
0

U tha se ishin ndarë, ish-banori i BBVK zbulon të vërtetën e Andit dhe Gresës

0
0

Andi Artani dhe modelja e njohur Gresa Hoti nisin një histori të bukur romantike teksa të dy shijonin eksperiencën e tyre në “Big Brother VIP Kosova”.

Romancën e tyre ata vendosën ta zhvillonin edhe pas daljes nga formati i njohur.

Mirëpo pak kohë më parë në rrjet qarkulluan lajme se dyshja e njohur mund t’i kishhte dhënë fund lidhjes së dashurisë.

Shkak për këto dyshime u bë fakti se Gresa hoqi të gjitha fotot me Andin nga llogaria e saj në Instagram, ndërsa dy i fundit jo.

Mirëpo gjithë aludimet u sheshuan nga një postim i një tjetër ish-banori të formatit VIP, Vedat Bajrami.

Ai ka postuar disa foto ku shihet në shoqërinë e çiftit të cilët janë krah njëri-tjetrit.

Kjo foto hedh poshtë të gjitha aludimet. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e fshires së postimeve.

Linku: https://www.instagram.com/stories/vedatiofficial/3121268868496434820/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/andi.artani/