Home ShowBiz Nga Zelanda e Re, në protestën para Kryeministrisë, mesazhi prekës i Vesa Lumës
Nga Zelanda e Re, në protestën para Kryeministrisë, mesazhi prekës i Vesa Lumës
0

Nga Zelanda e Re, në protestën para Kryeministrisë, mesazhi prekës i Vesa Lumës

0
0

Këngëtarja kosovare, Vesa Luma ishte e pranishme në protestën e organizuar para kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën kundër qëndrimit që qeveria shqiptare ka mbajtur në raportin me Kosovën.

Vesa Luma u shpreh se kohët e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka ndodhur një ftohje dhe kjo për shkak të disa grupimeve të caktuara. Mesazhi i këngëtares ishte që sot më shumë se kurrë të jemi me Kosovën, pasi ka nevojë për mbështetje.

Pavarësisht politikës, tha Vesa Luma qëndrimi i gjithë shqiptarëve është i njëjtë në raport me Kosovën.

“Është një diçka që ka filluar kohëve të fundit të më brengosë shumë. Është një atmosferë pak më e ftohtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që unë personalisht duke qenë se jam e martuar në Shqipëri dhe kam një djalë, produkt i Shqipërisë dhe Kosovës mua më vret shumë.

Këto ftohja kanë ndodhur për arsye të disa grupimeve të caktuara që nuk e di për çfarë egoje e bëjnë. Sot duhet të jemi pranë Kosovës dhe kemi nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Unë sot nuk kam dalë për asnjë deklaratë dhënë asnjë nga qeveritar, por kam dalë për tu bashkuar me shumë shqiptarë që përkrahin Kosovën në të mirë dhe të keq.

Jeni ata për të cilin kemi dhënë jetën për këtë flamur, kemi mësuar për këtë histori, kemi vuajtur për të shkelur në këtë tokë. Pa i hyrë deklaratave unë them së kjo është për Kosovën. Pavarësisht politikës, qëndrimi i gjithë shqiptarëve është unison”, tha Vesa Luma.

Kujtojmë që Vesa Luma është e martuar me reperin shqiptar Big Basta, të cilët kanë edhe një djalë. Ata jetojnë prej disa vitesh në Zelandën e Re.

Linku: https://www.instagram.com/stories/vesaluma/3126569124988832220/

Foto: https://www.instagram.com/stories/vesaluma/3126569124988832220/