Modelja, Jori Delli me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” u kthye në një personazh tepër të dashur për publikun shqiptar.
Që në javët e para të hyrjes së modeles u dyshua se mes saj dhe Luizit mund të lindte diçka më shumë se shoqëri, por rrugëtimi i dyshes vërtetoi të kundërtën.
Jori së fundmi ka publikuar një video teksa shihet me një zonjë që po e ndihmon të rregullojë gardërobën.
Ajo ka treguar se mban akoma një triko të tijin, të cilën këngëtari ia kishte dhënë modeles ndërsa ajo sapo kishte hyrë në shtëpinë e famshme dhe nuk kishte rroba.
Zonja pranë modeles kërkon t’ia marr kësaj të fundit trikon dhe madje i kërkon Luizit dhe tutat e kostumit sportiv.
“Luiz ta mora. Po prit që mora këtë po janë dhe tutat, ku janë? Duhet ta bëj kostum”, dëgjohet zonja në video e cila konfirmohet më pas edhe nga vetë Jori me shaka.
Linku: https://www.instagram.com/stories/joridelli/3127940143015531648/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/joridelli/