Home ShowBiz Chris Hemsworth: Nuk dua që vajza ime të jetë pjesë e aktrimit
Chris Hemsworth: Nuk dua që vajza ime të jetë pjesë e aktrimit
0

Chris Hemsworth: Nuk dua që vajza ime të jetë pjesë e aktrimit

0
0

Aktori Australian, Chris Hemsworth mund të jetë krenar për debutimin në aktrim të vajzës së tij, India Rose në filmin “Thor: Love and Thunder”, por nëse mendoni se ai po pret nga ajo, që të ndjekë hapat e tij, jeni shumë gabim.

E bija e aktorit 11-vjeçe u bë pjesë e kastit në filmin “Marvel” të vitit 2022, por megjithatë babai nuk dëshiron ta bëjë atë një yll të Hollivudit, shkruan Entertainment Tonigh.

“Fillimisht ishte menduar të ishte vetëm një moment i vogël super i shpejtë në film, dhe më pas personazhi u zgjerua për shkak të ndryshimit të historisë”, ka thënë Hemsworth.

“Unë i thashë: ‘Oh, a dëshiron të bësh një dialog në film?’ Dhe ajo ma ktheu duke thënë ‘Po, mirë’”, shtoi ai.

Ani pse India u tregua një profesioniste e vërtetë në rolin brenda filmit dhe po ashtu deklaroi se e pëlqente pamasë angazhimin e ri, aktori ka këmbëngulur që ajo të lë anash angazhimet në kinematografi, pasi që sipas tij, “vajza duhet ta shijojë fëmijërinë e saj”.

“Unë i kam thënë vajzës time se duhet të shkojë në shkollë, të kalërojë në ferma, të argëtohet dhe të jetë fëmijë. Sepse treni lëvizë, dhe është e vështirë të zbresësh, ngase humb shumë gjëra”, ka thënë aktori.

Përveç Indias, Hemsworth dhe gruaja e tij Elsa Pataky janë prindër të djemve binjakë Sasha dhe Tristan, të cilët festuan ditëlindjen e tyre të 9-të në mars.

Ylli i “Avengers” zbuloi për Vanity Fair vitin e kaluar se ai ka luftuar mes kërkesave të karrierës së tij të ngarkuar dhe dëshirën e tij për të qenë një baba i pranishëm për tre fëmijët e tij.

 

Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/chris-hemsworth-wants-daughter-india-131454259.html

Foto: https://www.instagram.com/p/Cs4QGvlpLst/