Home ShowBiz Udhëtimi në Dolomite vendim i momentit, Arbana rrëfen historinë dhe ka një kërkesë për ndjekësit
Udhëtimi në Dolomite vendim i momentit, Arbana rrëfen historinë dhe ka një kërkesë për ndjekësit
0

Udhëtimi në Dolomite vendim i momentit, Arbana rrëfen historinë dhe ka një kërkesë për ndjekësit

0
0

Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj janë një nga çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.

Ditët e fundit ata kanë qënë kryefjala e mediave rozë, pasi kurioziteti lidhur me ceremonin e tyre të dasmës ishte goxha i madh.

Megjithatë u duk sikur çifti s’dëshiron të kthehet në Shqipëri, pasi të dy kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto e video teksa bënin ecje në malet Dolomite.

Në rrjet nisën të qarkullojnë lajme se çifti kishte vendosur të kalojë muajin e mjaltit në qetësinë e maleve Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore, por mesa duket historia nuk ka qënë kështu.

Vendimi për të kaluar disa ditë në këto alpe është marrë pak para se ata të niseshin për në Shqipëri dhe këtë na e zbuloi vetë moderatorja e njohur.

“Mos ma gjykoni veshjen se s’kishte njeri në plan me ardh në Dolomite.

Ishim nis për Tiranë kur dikush tha rrugës për aeroport ‘Pse s’ia fusim nja 3 ditë lart në mal’.

Dhe ja ku jemi. Blemë këpucët e duhura morëm malet. Në valixhe kam vetëm fustani me lule”, tregon për ndjekësit Arbana.

 

Linku: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/arbanao/3130109809364452581/