Filluan ndikimet e para të Inteligjencës Artificiale, Bild shkurton 200 vende pune
Tabloidi gjerman Bild shkurton 200 vende pune dhe thotë se disa role do të zëvendësohen nga AI.
Botuesi Axel Springer njofton riorganizimin e biznesit rajonal dhe përshkruan planet për të ardhmen dixhitale.
Tabloidi gjerman Bild, gazeta më e shitur në Evropë, ka njoftuar një program për uljen e kostove prej 100 milionë euro që do të çojë në rreth 200 shkurtime dhe paralajmëroi stafin se pret të bëjë shkurtime të mëtejshme editoriale për shkak të “mundësive të inteligjencës artificiale”.
Lëvizjet pasojnë një njoftim në shkurt nga shefi ekzekutiv, Mathias Döpfner, se botuesi do të ishte një “kompani thjesht dixhitale mediatike”. Mjetet e AI si ChatGPT mund ta “bëjnë gazetarinë e pavarur më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë – ose ta zëvendësojnë atë”, tha ai.
Burimi i fotos:pexele.com