Home ShowBiz Kendell Jenner: Kam ndjesinë sikur nuk i përkas familjes time
Kendell Jenner: Kam ndjesinë sikur nuk i përkas familjes time
0

Kendell Jenner: Kam ndjesinë sikur nuk i përkas familjes time

0
0

Modelja Kendall Jenner u bë e famshme në moshë fare të vogël (11 vjeç) dhe askush nuk e pyeti për zgjedhjet e saj.

Ajo u ndodh para kamerave dhe u bë personazh në serialin reality, “Keeping Up With the Kardashians”.

Fama ka qenë e vështirë të menaxhohet prej saj, e shpesh e ka penguar në jetën private. Të ishte në dorën e Kendall, s’do të kishte zgjedhur kurrë të ishte personazh publik.

Modeles i është dashur 20 vite të mësohet me idenë dhe ende e vuan këtë fakt. Aq sa mendon se nuk është “e prerë” për famën si motrat e saj dhe ndjehet sikur nuk i përket familjes Kardashian.

“Tani jam mësuar me të. Thjesht mendoj se edhe unë kam rënë nën ombrellën e Kardashian. Është pak e çuditshme, sepse unë jam si babai im, në shumë mënyra. Unë jam një Jenner,”– përfundoi ajo intervistën për WSJ.

Linku: https://people.com/kendall-jenner-always-felt-out-of-place-kardashian-family-755

Foto: https://www.instagram.com/kendalljenner/