Home Lifestyle Parashikimi i motit, 15 korrik 2023
Parashikimi i motit, 15 korrik 2023
0

Parashikimi i motit, 15 korrik 2023

0
0

Shqipëria prej ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit.

Temperaturat shënojnë vlerat më të larta në qytetin e Elbasanit, Gjirokastrës dhe Berati, ndërkohë që nuk mbeten pas as Tirana, Shkodra dhe Fieri.

Sipas meteorologëve edhe zonat malore do të karakterizohen nga temperaturat e larta. Edhe fundjava do të jetë mjaft e nxehtë.

‘Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: