Shqipëria duket se i ka lënë mbresa të mira këngëtarit me famë botërore Ricky Martin.
Përveç se ka “ndezur” sheshin “Skënderbej” me muzikë, Ricky Martin nuk ka nguruar të japë një mesazh për të gjithë shqiptarët, që ta duam shumë vendin tonë e të jemi krenar për të.
Këngëtari i njohur Martin deklaroi mbrëmjen e sotme se është mahnitur nga bukuria e Tiranës. Teksa i falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, Ricky tha se Tirana është një qytet shumë i bukur Ai i premtoi publikut shqiptar se do të vijë sërish në Shqipëri edhe pse kjo ishte hera e tij e parë që e vizitonte vendin.
“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë(mikëpritje), shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërisë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, deklaroi Ricky Martin.
Linku: https://www.instagram.com/stories/ricky_martin/3151400243501822532/?hl=en