Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, ka vlerësuar se një e treta e të rriturve në SHBA zakonisht bëjnë më pak sesa gjumi i rekomanduar.
Mungesa e pushimit dhe gjumit të mjaftueshëm gjatë natës është e lidhur ngushtë me disa probleme, duke filluar nga diabeti, sëmundja e zemrës, mbipesha dhe depresioni.
Këto janë disa këshilla, që kërkojnë vetëm pak përpjekje për të fjetur shpejt dhe më mirë.
Shmangni telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera
Përdorimi i teknologjisë gjatë natës mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj, kjo për shkak të ekspozimit ndaj dritës blu, e cila bllokon prodhimin e melatoninës, që është hormoni që e nxit gjumin. Telefonat celularë, tabletët, laptopët dhe televizorët ekspozojnë njerëzit në dritën blu.
Mos pini alkool para gjumit
Shumë njerëz besojnë se pirja e alkoolit gjatë natës mund t’i ndihmojë ata të flenë më mirë, por në të vërtetë alkooli mund ta prishë kualitetin e gjumit. Pirja e alkoolit përpara gjumit gjithashtu është e lidhur me rritjen e rrezikut të gjumit të çrregullt, paralizën, apnenë e gjumit dhe probleme të tjera kryesisht të lidhura me të.
Menaxhoni temperaturën e dhomës
Përveç këshillave të mësipërme, njerëzit mund ta rregullojnë kualitetin e gjumit duke e zvogëluar temperaturën e dhomës ku flenë.
Ushtrimet
Kjo ka qenë një nga këshillat më të zakonshme, që ekspertët japin për të ndihmuar njerëzit në zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe problemet me gjumin. Hulumtimet kanë treguar, se njerëzit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak shanse të përjetojnë pagjumësi dhe probleme të lidhura me kualitetin e gjumit.
Foto: Freepek.com