Home ShowBiz Rosalia dhe Rauw Alejandro i japin fund romancës së tyre
Rosalia dhe Rauw Alejandro i japin fund romancës së tyre
0

Rosalia dhe Rauw Alejandro i japin fund romancës së tyre

0
0

Këngëtarja spanjolle, Rosalia dhe artisti puerto-rikan, Rauw Alejandro, të cilët njoftuan fejesën e tyre në muajin mars – janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku.

Burimet thonë se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës, shkruan People.

Rosalia dhe Alejandro, të dy 30 vjeç, u lidhën për herë të parë në gusht të vitit 2021 dhe e bënë publike romancën e tyre muajin tjetër, përmes mediave sociale.

Në mars të vitit 2022, këngëtarja spanjolle zbuloi se kishte bërë tatuazh “RR” në këmbën e saj, duke iu referuar shkronjave të para të emrit të saj dhe të dashurit të vet.

Muajin tjetër, Alejandro zbuloi se kishte të shkruar “Rosalía” sipër kërthizës së tij me një font të shkruar me dorë.

Në mars, çifti zbuloi lajmin e fejesës së tyre në videoklipin e këngës së tyre “Believe”, e cila u shfaq në EP-në e tyre të përbashkët “RR”.

Në të njëjtin muaj, ata folën për lidhjen e tyre në një intervistë me Billboard, në të cilën zbuluan detaje të reja për publikun.

“Rosi ka një bazë muzikore më solide se unë në kuptimin që unë jam më ekstrovert në muzikën time, por ajo është shumë më e disiplinuar”, tha Alejandro për median.

“Por ajo është një punëtore e çmendur. Mësime pianoje, mësime kërcimi, mësime zëri; çfarë tjetër mund të mësosh kur askush nuk këndon si ti? Në fillim, nuk e kuptova vërtet, por pas ca kohësh, thashë: ‘OK, më lejo të përpiqem të ndjek drejtimin tënd dhe të shoh – ndryshimi është i madh tani”, pati shtuar ai.

Në anën tjetër, Rosalia shtoi se i fejuari i saj i atëhershëm ishte “shumë më i relaksuar” se ajo, gjë që e ndihmoi atë të mbante “ekuilibrin”.

“Sigurisht që karriera ime është super e rëndësishme në jetën time, por në të njëjtën kohë, në jetën time, ti je shoqëruesi im dhe çdo gjë tjetër vjen e dyta”, i tha ajo Alejandro-s gjatë intervistës.

Linku: https://www.instagram.com/rosalia.vt/

Foto:https://www.instagram.com/rosalia.vt/