Mendoni se pushimet në vilat luksoze të Princëve janë një ëndërr e pamundur për shkak të kostos? E keni shumë gabim, madje ato kushtojnë më lirë sesa një hotel i zakonshëm.
Pushuesit tashmë kanë fatin të shijojnë pushimet në vilat luksoze të Princit William më lirë se sa në një hotel.
Princi jep me qira dhjetra shtëpi pushimi nga pronat e tij që arrijnë vlerën e 1 miliard paund në Dukatin Cornwall.
Një javë pushime në një nga vilat e tij në Cornish tashmë kushton vetëm 980 £ për katër persona, që përllogaritet në vetëm 35 £ për person në natë – më lirë se një hotel ‘Travelodge’.
Babai i tre fëmijëve William, 41 vjeç, u bë Duka i Cornwall-it kur babai i tij Charles III u bë mbret. Titulli zakonisht mbahet nga djali i madh i monarkut dhe si trashëgimtar, William u bë Princi dhe Kate u bë Princesha e Uellsit.
Linku; https://www.dailyrecord.co.uk/entertainment/celebrity/prince-williams-luxury-holiday-cottages-30586793
Foto; https://www.instagram.com/princewilliambr/