Home ShowBiz Nicole Kidman zbulon “recetën” e martesës së saj të lumtur!
Nicole Kidman zbulon “recetën” e martesës së saj të lumtur!
0

Nicole Kidman zbulon “recetën” e martesës së saj të lumtur!

0
0

Aktorja e famshme Nicole Kidman dhe kompozitori Keith Urban përveçse shumë të suksesshëm në karrierat e tyre, ata kanë një sukses të jashtëzakonshëm edhe në dashuri.

Çifti shfaqet kaq i lumtur edhe pse martesa e tyre shënon plot 17 vite. Ata ende vazhdojnë ta shohin njëri- tjetrin me të njëjtën dashuri dhe emocion sikur të ishte dita e parë e takimit të tyre.

Ashtu si çdo marrëdhënie tjetër kalon sfida edhe martesa e tyre ka pasur ulje- ngritjet e veta, por aftësia e tyre për t’i kapërcyer ato, çdo vit e më shumë e bën këtë martesë dhe më të fortë.

Nicole u njoh me Keith në vitin 2005 pas një martese të dështuar të saj me Tom Cruise, me të cilin kanë edhe dy fëmijë, Isabella dhe Connor.

Në vitin 2008 Kidman dhe Keith sjellin në jetë vajzën e tyre të parë Sunday Rose Kidman Urban dhe 2 vite më vonë, vajzën e tyre të dytë Faith Margaret Kidman Urban, nëpërmjet një nëne surrogate.

Por Nicole në një intervistë është shprehur se do të donte ta takonte Keith- in në të 20 e saj në mënyrë që të kishin akoma më shumë fëmijë së bashku.

Linku:https://ëëë.entertaintimes.com/articles/5502/20201012/keith-urban-nicole-kidman.htm

Foto: https://ëëë.instagram.com/nicolekidman/?hl=en