0
0
Efi ka gjetur sot kohë për të kaluar me fansat e saj në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Shumë e pyesnin për projektet e saj, anën personale, por ishte edhe një koment që tërhoqi vëmendjen e Efit.
“Llull”, i shkruan dikush, term që shumë e përdornin për Kiarën gjatë BBV. Dhe duket se me përgjigjen e saj, Efi e hodhi një thumb.
“Unë?”, pyeti ajo e habitur si për të treguar se po ngatërronte person.
Kujtojmë se marrëdhënia e tyre në “Big Brother”, ka qennë mjaft e tensionuar që pas rifutjes së tyre në program. Ende nuk dihet me saktësi se për kë e ka pasur Efi.