Home Business / Technology Spikerja e parë virtuale, inteligjenca artificiale bën hapin e ‘frikshëm’ në gazetari
Spikerja e parë virtuale, inteligjenca artificiale bën hapin e ‘frikshëm’ në gazetari
0

Spikerja e parë virtuale, inteligjenca artificiale bën hapin e ‘frikshëm’ në gazetari

0
0

Inteligjenca artificiale po kthehet në një bum të frikshëm zhvillimi dhe implementimi në fusha të ndryshme. Së fundmi një hap i fortë është hedhur dhe në gazetari.
Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese, një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna.

Portali Dnevne novine Dan në Podgoricë, ka vendosur të transmetojë informacionet e fundit përmes spikeres virtuale, Ana AI ose Sara AI, që nga fundi i korrikut për çdo ditë të javës.
Redaktori i portalit, Mili Preleviç, shpjegoi për Radio Evropa e Lirë (RSE) se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas ajo e lexon atë.

Spikerja virtuale nuk ka nevojë për grim dhe as nuk ankohet nëse nuk i pëlqen apo nuk e kupton atë që është shkruar, madje nuk ka pakënaqësi as për orët e vona të transmetimit të lajmeve.
Ai deklaroi se ata zgjedhin çfarë të duan për të, përfshirë veshjen dhe ngjyrën e flokëve, pra çdo gjë është në dorën e tyre.

Eksperti i Inteligjencës Artificiale, Mihailo Baçkoviç, deklaroi se kjo mënyrë është e dobishme për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.
Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.
Spikerja virtuale nuk është gjëja e parë që ky portal ka bërë në fushën e inteligjencës artificiale. Më parë ata publikuan disa tekste përmes Chat GPT, një aplikacion i inteligjencës artificiale që gjeneron tekstet.

Linku: https://www.youtube.com/watch?app=desktop&time_continue=44&v=GF3M7EOZmGA&e

Burimi i fotos:pexele.com