Home ShowBiz Familja mbretërore kërkon të distancohet nga Harry dhe Meghan?
Familja mbretërore kërkon të distancohet nga Harry dhe Meghan?
0

Familja mbretërore kërkon të distancohet nga Harry dhe Meghan?

0
0

Familja mbretërore britanike vazhdon të distancohet nga Harry dhe Meghan dhe një nga provat më “kokëfortë” është në faqen e tyre zyrtare.

Fillimisht, biografitë e çiftit u vendosën në fund të faqes, pranë Princit Andrew, ndërsa emri i Harry-t prej ditësh nuk shoqërohet me titullin “Shkëlqesia e Tij”.

Sipas marrëveshjes së pallatit me çiftin në vitin 2020, ata mund t’i mbanin ato tituj, por jo t’i përdornin zyrtarisht, pasi nuk punonin më si anëtarë të familjes mbretërore. Ndërkohë të gjithë i referoheshin Harrit si princ, por pallati vendosi t’i jepte fund zyrtarisht.

Titulli i tij u zhduk nga kudo në web dhe tani Duka dhe Dukesha e Sussex, të vetmit tituj që u kanë mbetur, renditen si anëtarë të familjes pranë Dukës dhe Dukeshës së Gloucester.

“Ndryshimet tregojnë se familja mbretërore po distancohet nga çifti, gjë që ata duhet ta bëjnë, për arsye të dukshme, sepse janë të paparashikueshëm dhe nuk askush mund të mbështetet tek ata,” tha Richard Fitzwilliams, i cili foli për këtë çështje si ekspert.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/news/article-12389169/Royal-Family-distancing-Prince-Harry-Megha

Foto: https://www.instagram.com/magnificentlymeghan/?hl=en