Një ditë më parë mediat e huaja raportuan se influencuesja e njohur e mediave sociale, Lil Tay, ka ndërruar jetë. Duke iu referuar një deklarate të një të afërmi të 14-vjeçares, u raportua gjithashtu se edhe vëllai i saj kishte humbur jetën.
Por në fakt nuk është ashtu, pasi reperja ka reguar duke thënë se është gjallë. 14-vjeçarja ka dhënë një intervistë për TMZ ku shprehet se nuk është dëmtuar fizikisht dhe se i vëllai është gjithashtu mirë.
Lil Tay ka treguar se profilet e saj në mediat sociale janë ‘hackuar’ nga një palë e tretë që ajo refuzoi të zbulonte. Pas shumë hetimeve dhe përpjekjeve nga vetë 14-vjeçarja për të rikthyer llogarinë e saj në “Instagram”, ajo falënderoi ‘Metën’ që e ndihmoi për këtë.
“Dua të bëj të qartë se unë dhe vëllai im jemi të sigurt dhe të gjallë, por jam plotësisht e thyer në zemër dhe po përpiqem të gjej fjalët e duhura për të thënë. Kanë qenë një 24 orë shumë traumatizuese. Gjithë ditën dje, unë u bombardova me telefonata të pafundme zemërthyese dhe me lot nga njerëzit e dashur gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të zgjidhja këtë rrëmujë. Llogaria ime në Instagram u komprometua nga një palë e tretë dhe përdorej për të përhapur dezinformata dhe thashetheme rrëqethëse në lidhje me mua, deri në atë pikë sa edhe emri im ishte gabim. Emri im ligjor është Tay Tian, jo Claire Hope”, ka sqaruar e reja.