Fansat e Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të firmosura të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 29 euro, shkruan DailyMail.
Fansat kanë vërejtur dallime midis shkrimit të dorës të skalitur në kopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vet Rita në eventin e dhënies së albumit me nënshkrim.
Një nga fansat mësohet se mori një e-mail nga dyqani i diskografisë përmes së cilës ata blenë albumin, “Banquet Records”.
“Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka publikuar një video të saj duke i bërë ato,” shkruan kompania në e-mail.
Fansat në rrjetet sociale pohojnë se ende nuk e kanë parë videon.
Kujtojmë se më 14 korrik, Rita në një event në Mbretërinë e Bashkuar ka nënshkruar kopje të albumit të saj “You & I” për fansat e zjarrtë, dhe më pas ka vizituar pesë qytete brenda një dite, duke përfshirë Liverpoolin.
Këngëtarja nuk është përgjigjur ende publikisht për këtë çështje të pretenduar. Albumi “You & I” është i treti në karrierën e këngëtares, pas “Phoenix” në vitin 2016 dhe “ORA” në vitin 2012.