Moderatoja shqiptare, Luana Vjollca është vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Ajo është një nga personazhet shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, vetëm në Instagram, Luana numëron mbi dy milionë ndjekës.
Prezantuesja në media sociale dokumenton angazhimet e shumta profesionale, por edhe ndan momente edhe nga pushimet.
Së fundmi bukuroshja ka zbuluar se ndodhet në jug të Shqipërisë, nga ku nuk ka hezituar të shfaqet provokuese teksa shijon një udhëtim me anije. 31-vjeçarja u shfaq tejet joshëse, teksa theksoj linjat në bikini me print dhe makijazh minimal. “Nuk vihet në jug veç për punë, Shqipëri dashni, edhe diellin e ke më të bukur”, ka shkruar Luana në disa postime nga bregdeti.
Ndryshe, Luana shumë shpejt do ta shohim në një program të ri televiziv, përgatitjet për të cilin janë drejt finalizimit.