Home ShowBiz Pas pushimeve në Evropë, Jennifer Lopez rikthehet në ShBA
Pas pushimeve në Evropë, Jennifer Lopez rikthehet në ShBA
0

Pas pushimeve në Evropë, Jennifer Lopez rikthehet në ShBA

0
0

Jennifer Lopez u kthye në ShBA pas  pushimeve në Evropë.

Jennifer u pa duke bërë blerje në New York City me motrën e saj, Lynda Lopez, menaxherin e saj Benny Medina dhe një mik, shkruan DailyMail. Grupi fillimisht shijoi drekën në “Sadelle’s” përpara se të shkonte për të blerë në dyqanin “What Comes Around Goes Around” dhe më pas në “Ralph Lauren”.

Këngëtarja dhe aktorja, 54 vjeçe, kishte veshur një mini fustan ngjyrë gështenjë dhe krem, gjersa mbante me vete një çantë të vogël dore.

Jennifer kishte vendosur disa gjerdanë, vathë të mëdhenj dhe syze dielli.

Artistja nxorri ne pah këmbët e saj të tonifikuara gjatë kësaj paraqitjeje. Fustani kishte një bel të montuar me mëngë të gjata dhe një dekolte në formën e shkronjës V ngjyrë kremi.

Jennifer vendosi vathë të mëdhenj floriri, me disa gjerdanë dhe unaza, gjersa zgjodhi t’i mbërthente flokët e saj lart në stilin topuz.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12405773/Jennifer-Lopez-wears-patterned-mini-dress-flip-flops-shopping-outing-NYC.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jlo/