Kate Middleton mori pjesë fshehurazi në festivalin muzikor pranë shtëpisë së saj në Norfolk
Princesha Kate Middleton nuk po e lë verën të kalojë pa pak argëtim, teksa së fundmi ajo u pa në mënyrë “sekrete” të ketë marrë pjesë në Festivalin e Muzikës Houghton, në fshat pranë shtëpisë së saj në Norfolk.
Kate, 41 vjeç, ishte mysafire në darkë e fqinjëve David dhe Rose, Markezja dhe Markesha e Cholmondeley, të cilët ishin mikpritës të festivalit gjatë fundjavës.
Rreth 12 mijë njerëz mendohet të kenë marrë pjesë në festival, pot duket se bashkëshorti i Kate, Princi William, 41 vjeç, nuk ishte pjesë e festimeve.
“Catherine ishte nervoze për idenë, por, pas shumë diskutimesh me oficerët e saj të mbrojtjes, ajo shkoi me shumë siguri. Princi William nuk ishte atje”, zbuloi burimi pranë dyshes.
Por, Kate ka treguar që i do festat, edhe më herët.
Në vitin 2008, Kate ishte veshur me shkëlqim me temën e viteve 1970 për të ndihmuar mikun e saj Sam Waley-Cohen të argëtonte miqtë dhe mbështetësit në një disko për mbledhjen e fondeve bamirëse.
Në anën tjetër, Rose dhe David Cholmondeley kanë qenë të afërt me familjen mbretërore prej shumë vitesh.
Cholmondeley shërbeu si Lord Great Chamberlain deri në vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar.
Siç është tradicionale, roli i tij përfundoi me mbretërimin, por mbreti Charles e ka bërë atë një të përhershëm në pritje.
Shtëpia në fshat e William dhe Kate, Anmer Hall me 10 dhoma gjumi, është shumë pranë shtëpisë së Cholmondeley.
Linku: https://www.hola.com/us/royals/20230815349155/kate-middleton-attends-music-festival-report/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_kate_middleton_royal/?hl=en