Rita Ora dukej sensacionale teksa doli në skenë për një performancë energjike në Ibiza.
Duke postuar në Instagram, këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme me një rroba banje të prerë jeshile për setin e saj së bashku me DJ Joel Corry.
Rita shkëlqeu në skenë ndërsa perfomonte hitet e saj para turmës dhe merrte brohoritje nga publiku. Vetëm disa orë më parë Rita bashkoi kostumin e banjës me një min-fund të ngjashëm teksa ishte në shoqëri të Joelit. Ajo përshtati dukjen me në një palë taka me lule floriri dhe një palë syze dielli me ngjyrë jeshile. Rita dukej me humor të mirë teksa iu bashkua DJ Joel Corry, i cili tregoi fizikun e tij muskuloz duke dalë pa këmishë.
Ai u mbrojt nga dielli pas një palë syze dielli të errëta dhe veshi një palë pantallona të shkurtra dhe atlete të bardha.