Pas Belgjikës, një tjetër vend nis lëndën në universitet që studion psikologjinë e muzikës së Taylor Swift
Studentët në Universitetin Shtetëror të Arizonës mund të studiojnë muzikën dhe jetën e Taylor Swift për kreditimin e kolegjit. Psikologjia e Taylor Swift po prezantohet këtë semestër në kampusin Tempe, Arizona. Kursi drejtohet nga studenjta e Ph.D. Alexandra Wormley, e cila shpreson të frymëzojë biseda kuptimplota që i çojnë studentët drejt koncepteve të avancuara të psikologjisë.
Kursi në thelb përdor Taylor Swift si një shembull të gjatë semestral të fenomeneve të ndryshme, thashetheme, marrëdhënie, hakmarrje. Klasa nuk është një seminar se sa e pëlqejmë apo nuk e pëlqejmë atë, ne duam të jemi në gjendje të mësojmë rreth psikologjisë.
Kursi filloi si një shaka, por shpejt u shndërrua në një mënyrë gjeniale për të studiuar fenomenet e psikologjisë sociale. Jo shumë kohë pas koncerteve të këngëtares së hitit “Lavender Haze” në Glendale, Arizona në mars, ndihmësit e saj hulumtues bënë shaka se do të donin të bënin një kurs për Swift.