Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora karrierës së saj të suksesshme prej kohësh i ka shtuar edhe angazhimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.
Rita mes anëtarëve të tjera ka për detyrë që të përzgjedh talentët e Australisë, por një befasi e papritur për të ndodhi në episodin e radhës të spektaklit të muzikës.
Një prej konkurrentet pjesëmarrëse qëlloi të ishte me prejardhje nga Kosova, një fakt që e lumturoi pafund këngëtaren.
Pas performancës, Rita me të kuptuar se Sihana Haxhnikaj kishte prejardhje shqiptare foli shqip me të.
Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesionale.
16-vjeçara u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe.
Në një intervistë për Klan Kosova ajo foli për të gjitha emocionet e përjetuar atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën.
“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e ka dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.
Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia”.
Linku:https://www.instagram.com/sihana_hax/
Foto: https://www.instagram.com/sihana_hax/