Këngëtarja e muzikës pop, Madonna e ka çuar marrëdhënien e saj me të dashurin, Joshua Popper në një nivel tjetër, pasi ai thuhet se u “prezantua” me djalin e saj Rocco Ritchie gjatë fundjavës që lamë pas.
Thashethemet filluan se ikona e popit, 65 vjeçe, ishte në lidhje me boksierin Joshua, 29 vjeç, në fillim të këtij viti, pas disa fotove të tyre së bashku, megjithëse asnjëri nuk e ka konfirmuar publikisht romancën.
Lidhja e re pason ndarjen e saj me ish të dashurin, Andrew Darnell, 23 vjeç, në fund të shkurtit pas pesë muajsh së bashku.
Joshua Popper dhe Madonna.
Gjatë festimeve të ditëlindjes së saj të fundit, krijuesja e hitit “Like A Virgin” bëri një udhëtim në Lisbonë me të dashurit dashurin e saj Joshuan si dhe djalin, Roccon.
Rocco është fëmija më i madh i Madonna-s, të cilin ajo e ndan me ish-burrin Guy Ritchie.
Burime pranë tyre, pretenduan se fëmijët e saj Lourdes, David Banda dhe Mercy James, si dhe binjakët Stella dhe Estere ishin gjithashtu të pranishëm.
Dyshja fillimisht u tha se ishin në lidhje në mars pasi u fotografuan së bashku në palestrën e tij, Bredwinners, ku thuhet se u takuan gjithashtu.
Madonna e Joshua, që atëherë janë fotografuar së bashku në palestër, si dhe në daljet e ndryshme, përfshirë edhe koncertet e yllit të hitit “La isla bonita”.
Së fundmi u raportua se Madonna thuhet se ka rinisur provat për turneun e saj “Celebration”, pas përkeqësimit shëndetësor dhe shtrimit në spital për një infeksion bakterial.
“Ajo është ende në rikuperim, por Madonna është duke u përpjekur të rikthehet në prova”, tha një burim pranë artistes. Burimi shtoi se ajo ka qenë duke u përgatitur në Big Apple përpara se të fillonte turneun e saj botëror në Londër më 14 tetor.
“Jo vetëm që ajo ka rezervuar Coliseum në Nju Jork, por ajo ka prenotuar edhe një vend të dytë në Londër për javën e fundit të provave të veshjes”, vazhdoi burimi.