Home ShowBiz Kevin Hart përfundon në karrige me rrota pas një “gare vrapimi” me mikun e tij
Kevin Hart përfundon në karrige me rrota pas një “gare vrapimi” me mikun e tij
0

Kevin Hart përfundon në karrige me rrota pas një “gare vrapimi” me mikun e tij

0
0

Përpjekja për të bërë provuar eksperienca të reja, e ka ulur përkohësisht komedianin amerikan, Kevin Hart, në një karrige me rrota.

Këtë e ka konfirmuar Hart përmes Instagramit, duke postuar një video në llogarinë e tij, ku teksa shihej ulur dhe fliste pranë kamerës së telefonit dhe duke e shpjeguar ngjarjen, ai me shaka, e quajti veten “budalla”.

“Unë duhet të jem njeriu më budalla në botë”, tha Hart, duke shpjeguar se nuk është në gjendje rreziku, vetëm se mjekët e kanë rekomanduar ta përdorë karrocën, për t’i evituar dëmtimet e mëtejshme për shkak të lëndimeve të të dyja këmbëve.

Duke përdorur disa shprehje si në mbishkrim ashtu edhe në video, Hart tregoi se si u përpoq të garonte me mikun e tij, ish-lojtarin e NFL-së, Stevan Ridley, në një vrapim prej 40 metrash dhe se si përfundoi duke u lënduar.

“Zonja dhe zotërinj, mosha 40-vjeçare është e vërtetë. Respektoje atë moshë”, shtoi ai, duke sugjeruar fansat të mos ndjekin gabimet e tij aventureske.

Hart tha se ai vuri bast se Ridley mund ta mposhtte në sprint, por humbi.

“Unë grisa pjesën e poshtme të barkut. Se di se çfarë është, por i grisa. Unë nuk mund të eci”, tha ai tutje në videon e tij.

Linku: https://uk.style.yahoo.com/kevin-hart-ends-wheelchair-racing-141256494.html

Foto: https://www.instagram.com/kevinhart4real/