Nuk kanë fund problemet ligjore ndaj këngëtarit Nick Carter.
Ylli i “Backstreet Boys” akuzohet për një tjetër sulm seksual, një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2003.
Gruaja, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur ishte 15 vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja ndërsa vokalisti i grupit të njohur 23.
Në padi thuhet se këngëtari e detyroi të miturën të përdorte substanca narkotike dhe alkool. Sipas saj, ajo është kërcënuar nga këngëtari nëse do të rrëfehej në publik.
Megjithëse, adoleshentja informoi për ngjarjen e rëndë nënën e saj dhe më pas autoritetet lokale në Pensilvani, ndaj Carter nuk u ngrit kurrë një akuzë.
Këngëtari së bashku me avokatët e tij kanë mohur vazhdimisht akuzat e ngritura.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/nickcarter/?hl=en