ISRO tregon për misionet e reja në hapësirë
Organizata indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) ka demonstruar aftësitë e saj teknologjike duke u bërë e para që ka kryer me sukses një ulje pranë polit jugor të Hënës, dhe tani po planifikon misione më ambicioze.
Në një nga projektet e ardhshme, ISRO planifikon misionin Aditya L1, i cili do të jetë observatori hapësinor i parë i Indisë për të monitoruar Diellin. Nisja e këtij misioni është parashikuar për 2 shtator.
Misioni i quajtur Gaganyaan, i cili do të dërgojë për herë të parë njerëz në hapësirë, është i planifikuar për vitin 2024. Kjo ishte një projekt i cili u vonua për shkak të pandemisë.
Para se të kryhet ky mision njerëzor, ISRO po punon në misionin e parë (pa pilot) Gaganyaan. Ky mision do të dërgojë në hapësirë një robot humanoid femër të quajtur Vyommitra. Ky prototip roboti u prezantua për herë të parë në vitin 2021, në një ngjarje në Indi.
Ky robot ka pjesën e sipërme të trupit dhe është në gjendje të lëvizë para dhe anash, megjithatë i mungojnë këmbët.
Përveç asaj, ai është i aftë të komunikojë me njerëzit, të përgjigjet pyetjeve, dhe të kryejë eksperimente sipas nevojës. Gjatë misionit në hapësirë, roboti do të përsërisë funksionet njerëzore dhe do të ndërveprojë me mjedisin.
Foto: Freepek.com