Moti për ditën e sotme
0
0
Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Linku: https://tvklan.al/lajme/
Foto: Freepek.com