Home Lifestyle Parashikimi i motit, 3 shtator 2023
Parashikimi i motit, 3 shtator 2023
0

Parashikimi i motit, 3 shtator 2023

0
0

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbullimi i tyre, por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: