Home ShowBiz Leonardo DiCaprio kapet ‘mat’ duke u puthur në publik me të dashurën e re
Leonardo DiCaprio kapet ‘mat’ duke u puthur në publik me të dashurën e re
0

Leonardo DiCaprio kapet ‘mat’ duke u puthur në publik me të dashurën e re

0
0

Leonardo DiCaprio u pa duke dhuruar disa puthje pasionante me partneren e tij të re, modelen Vittoria Ceretti gjatë një feste natën vonë në një klub në Ibiza.

Në fotot e siguruara ekskluzivisht nga Page Six, 25-vjeçarja shihet krah 48-vjeçarit në klub përgjatë orëve të para të mëngjesit.

DiCaprio i cili përpiqej të qëndronte sa më larg vëmendjes, kishte veshur kapelën e tij të zakonshme të bejsbollit dhe një bluze të zezë.

Është e paqartë se kur ka nisur romanca e DiCaprio me Cerettin, por ata janë parë duke u shoqëruar për herë të parë së bashku disa javë pas arratisjeve të yllit të “Don’t Look Up”.

Ata u fotografuan duke shkuar për një shëtitje së bashku në atë kohë.

Një dëshmitar okular pohoi se ata vunë re një “vibe” mes të dyve dhe shtoi: “Mënyra se si po flisnin me njëri-tjetrin. … Mund ta ndjeni energjinë.”

Lidhja e fundit e DiCaprios ishte me Camila Morrone, me të cilën ai ishte në lidhje për katër vjet. Ndërkohë, Ceretti u martua me DJ Matteo Milleri në vitin 2020 por nuk dihet ende nëse ata kanë kryer proçedurat e divorcit.

Linku: https://www.tgcom24.mediaset.it/people/leonardo-dicaprio-vittoria-ceretti-baci_69566892-202302k.shtml

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/leonardodicaprio/

tags: