“S’kam pasion”/ Kendall Jenner zbulon pse nuk ka interes në krijimin e një perandorie bukurie si të motrat
Kendall Jenner mund të jetë një nga fytyrat më të famshme në botë falë profesionit të saj si supermodele, por ndërsa motrat e saj Kylie Jenner dhe Kim Kardashian po ndërtojnë marka bukurie miliarda dollarëshe, themeluesja e “Liquor 818” nuk ka pikë interesi për të investuar në fushën e bukurisë.
Në një intervistë të dhënë të mërkurën, Kendall tha që t’mos e llogarisim fare në fushën e bukurisë.
“Më pëlqen të mbaj grim, të ‘luaj’ me të dhe të mësoj nga artistët e grimit në xhirime, por kurrë nuk e kam parë veten të jem në një laborator duke krijuar produkte”, tha modelja 27-vjeçare për revistën W.
“Unë mendoj se do t’ua lë këtë profesionistëve që dinë se çfarë po bëjnë dhe e kanë pasion atë – si motrat e mia,” shtoi ajo.
Në të vërtetë, marka Kylie Cosmetics e motrës së saj më të vogël po grumbullon para dhe kjo u vlerësua kur ajo i shiti 51% të aksioneve në Coty për 600 milionë dollarë në 2019. Ndërsa marka e kujdesit të lëkurës Kim’s Skin care nga Kim Kardashian u vlerësua në 1 miliard dollarë kur ajo shiti 20% të aksioneve të saj në Coty.
Ndryshe nga motrat e saj, Kendall preferon të jetë fytyra dhe jo truri pas grimit. Ajo është bashkuar me Kylie për një koleksion të veçantë dhe është ambasadorja aktuale e kozmetikës L’Oreal.
Mirëpo ndërsa markat e bukurisë mund të mos jenë në genin e saj, sheflliku sipas Kendall Jenner sigurisht që është.
“Unë vij nga një varg i gjatë biznesmenësh – madje edhe gjyshja ime dhe stërgjyshja ime kishin bizneset e tyre,” i tha ajo për W. “Unë i shikoja ato kur isha shumë, shumë e re. E shikoja mamanë time të gjente rrugën e saj. Ajo kurrë nuk kaloi nëpër asnjë lloj trajnimi për të bërë gjërat që bënte. Puna thjesht e përforcoi atë.”
Pasi lançoi tekilën e saj jashtëzakonisht popullore “818” në vitin 2021, ylli i pasarelave tha se mësoi se “energjia e saj ndikon në energjinë e të gjithëve” dhe kur bëhet fjalë për vendin e punës, “ka të bëjë me ruajtjen e pozitiviteti dhe inspirimit, të cilat janë me të vërtetë shtysë.”
Sa i përket karrierës së saj të modelimit, Jenner – e cila i bashkohet Gigi Hadid, Kaia Gerber, Anok Yai, Mona Tougaard dhe Liu Wen për botimin e vjeshtës të W – tha se do të dëshironte të ndiqte gjurmët e dy supermodeleve të OG.