Home Aktualitet A kishte të shtëna me armë në bllok? Policia e kalon në heshtje përplasjen e frikshme në klubin e natës në Tiranë
A kishte të shtëna me armë në bllok? Policia e kalon në heshtje përplasjen e frikshme në klubin e natës në Tiranë
0

A kishte të shtëna me armë në bllok? Policia e kalon në heshtje përplasjen e frikshme në klubin e natës në Tiranë

0
0

Në mes të Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një klub nate të pranishmit kanë parë horror me sy. Dyshohet për një përplasje me armë megjithatë nuk përjashtohet fakti se të pranishmit nga situata e tensionuar mund ta kenë ngatërruar me zhurmën e një fishekzjarri.

Sipas JOQ Albania dhe një dëshmitari pranë ngjarjes së frikshme flitet se ka pasur të shtëna me armë megjithatë ende nuk është e qartë nëse ky është një fakt i vërtetë.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se ka pasur përplasje fizike me gota dhe mjete të forta, telefona, karrige ku një pjesë e personave janë plagosur dhe çarë në trup.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar disa persona dhe nga pamjet shikohet se policia të paktën në një rast nuk ka bërë kontroll në trup apo çantë perpara se personi të shoqëroheshe.

E gjithë ngjarja ka ndodhur shumë pak metra larg instancave të policisë, sipas protokolleve të thirrjeve tek numri 112 na rezulton që policisë i janë dashur mbi 7 minuta që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Policia e shtetin në vend që të merrte në menaxhim situatën preferon ta kalojë në heshtje ngjarjen.

Nuk është hera e parë që në zemër të Tiranës ndeshemi me situata të tilla të cilat kanë mbetur në mëshirë të fatit nga pikpamja e instancave policore.

Pavarësisht situatës së frikshme policia e shtetit nuk ka bërë anjë reagim mbi këtë ngjarje.

Përditësim i artikullit pas detajeve të fundit.

Redaksia e Arkiva News i ka shkuar deri në fund ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në bllok. Në ngjarje ka qenë i përfshirë një polic dhe si pasojë çështja i ka kaluar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Për efekt hetimi policia nuk ka bërë asnjë reagim mbi këtë çështje.

 

Linku: arkivanews

Burimi i fotos: arkiva news

tags: