Home ShowBiz Rita Ora “plotësisht e gjelbër” në Venecia
Rita Ora “plotësisht e gjelbër” në Venecia
0

Rita Ora “plotësisht e gjelbër” në Venecia

0
0

Rita Ora ia del gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e mediave në evente të mëdhenj, ku shkon si e ftuar.

Në Venecia ku ndodhet për festivalin e filmit, këngëtarja shqiptare me famë botërore ra në objektivin e paparacëve me një veshje të tillë plotësisht të gjelbër, me një kostum me dantellë, më një fund të tejdukshëm, një qafore të valëzuar që krijon përshtypjen e një luleje dhe me kapelen më të madhe elegante për femra që mund të jetë parë ndonjëherë.

Në krah të saj edhe partneri Taika Uaititi, që e shoqëron kudo.

Në fillim të kësaj jave, në nisje të festivalit, Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen me një veshje plotësisht transparente dhe intriguese, ku shfaqej tepër elegante dhe që u komentua gjerësisht me komente pozitive në ambientet e modës dhe media.

Linku:https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en