Home ShowBiz Mbi 1 milionë dollarë, tre fustanet e Princeshë Dianës në ankand
Mbi 1 milionë dollarë, tre fustanet e Princeshë Dianës në ankand
0

Mbi 1 milionë dollarë, tre fustanet e Princeshë Dianës në ankand

0
0

Tre nga fustanet e Princeshës Diana u shitën në ankand fundjavën që lamë pas, për rreth 1.62 milionë dollarë në total.

Rrobat e veshura nga ish-Princesha e Uellsit para vdekjes së saj të parakohshme në moshën 36-vjeçe pas një aksidenti me makinë në Paris në vitin 1997 ishin ndër 1400 artikujt e dalë në ankand në “Julien’s Auctions” dhe Turner Classic Movies Presents “Legends: Hollywood and Royalty”, e cila ishte mbajtur nga e mërkura deri të premten në Beverly Hills.

Tre artikujt e shitur ishin një fustan i kuq mëndafshi Bruce Oldfield dhe dy dizajne nga Catherine Walker: një fustan i zi prej kadifeje dhe mëndafshi të bardhë pa rrip dhe një bust i zi me faull dhe një fund po ashtu prej mëndafshi.

E veshur nga Princesha Diana në premierën e filmit “Hot Shots!” me aktorin Charlie Sheen në nëntor të vitit 1991, fustani Bruce Oldfield me mëngë të shkurtra u shit për 571 mijë e 500 dollarë, derisa fillimisht u vlerësua për 200 mijë sosh, shkruan DailyMail.

Dizajni i Catherine Walker me ngjyrë të zezë dhe të gjelbër të mbyllur, u ofertua fillimisht me një çmim minimal blerjeje prej 100 mijë dollarësh.

I njëjti fustan, të cilin Diana e kishte veshur në një darkë gala në hotelin “Royal York” në Toronto të Kanadasë, në vitin 1991 – u ble për 571 mijë e 500 dollarë.

Gazeta raportoi gjithashtu se fustani bardh e zi i Catherine Walker që Diana veshi në një ngjarje private u shit për më shumë se tetë herë shitja e vlerësuar prej 60 mijë dollarësh – 508 mijë dollarë.

“Shitja jonë rekord e këtyre fustaneve tejkaloi të gjitha pritjet”, tha Martin Nolan, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Julien’s Auctions”.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/femail/article-12499779/Three-Princess-Dianas-gowns-sold-1-3million-auction.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lady.diana._/?hl=en