Këngëtarja kolumbiane, Shakira po vazhdon të mbajë reputacionin e saj edhe pas vitesh të tëra si pjesë e industrisë së muzikës botërore.
Prej 30 vjetësh këngëtarja nga Barranquilla është në krye të listës së artistëve ndërkombëtarë dhe nuk ka dhënë asnjë shans për të dalë prej andej.
Së fundmi, ajo ka treguar fleksibilitetin e saj duke i emocionuar fansat se ajo do të pushtojë skenën e sivjetme të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2023”.
Artistja, 46-vjeçe, do të performojë gjatë mbrëmjes gala, që transmetohet drejtpërdrejt të martën më 12 shtator, derisa, duket se ajo ka zhvilluar prova të mjaftueshme për këtë – të paktën kështu lënë të kuptohet disa imazhe të fundit të publikuar nga ajo në Instagram.
Në Instagram, Shakira ka ngacmuar fansat me fotot, duke u kërkuar atyre të marrin me mend se për çfarë kënge po provon.
Në njërën fotografi, ajo është shtrirë në shpinë me këmbët lart mbi kokë, derisa një tjetër e gjen të ulur në dysheme me këmbët e saj të mbështjella në pjesën e pasme të qafës.
Shumë fansa parashikuan se ajo po përgatitet të performojë hitin e saj “She Wolf”, por akoma asgjë nuk është konfirmuar nga këngëtarja.
Në ceremoninë e sivjetme të “MTV VMA”, Shakira do të nderohet me çmimin “Video Vanguard Award”, i cili i dhurohet asaj mbindikimin e Shakiras në të ashtuquajturën “kulturë MTV” përmes videove dhe prodhimeve të saj audiovizive.
Ai çmim, në vitin 1991, u emërua gjithashtu si “MTV Michael Jackson Vanguard Award”, për arsye të dukshme që e lidhin ‘Mbretin e Popit’ të ndjerë me zhvillimin e videove muzikore.