Këngëtarja amerikane, Demi Lovato ka zbuluar së fundmi se ajo po lulëzon në marrëdhënien e saj me të dashurin kanadez, Jordan Lutes pasi u përball me “romanca me burra të moshuar”.
Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” – e cila më parë ishte në lidhje me Wilmer Valderrama pavarësisht diferencës së tyre 13-vjeçe në moshë – iu referua marrëdhënieve të saj të kaluara me burrat e moshuar si “të rënda” gjatë episodit të së hënës të “The Howard Stern Show” të SiriusXM.
“Mund të them me besim se problemet e burrave të moshuar, aktualisht nuk janë më asgjë brenda meje”, tha artistja, 31 vjeçe.
“Unë mendoj se ka disa shenja për këtë. Unë jam me një partner që është në moshën time, në thelb. Shikoj prapa në të kaluarën time të takimit me burra të moshuar dhe mendoj se ‘kjo është e rëndë’”, ja shtuar ajo.
Lovato gjithashtu foli për marrëdhënien e saj “të shëndetshme” me Lutes, 32 vjeç, dhe shpresën e saj që një ditë të lidhë kurorë dhe të ketë fëmijë me të.
“Ka një partneritet atje që është kaq magnetik dhe mënyra se si ne qeshim së bashku. Është thjesht pa ndalesë”, shpjegoi ajo.
“Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh i sigurt, që të tërheq aq shumë, me të cilin qesh vazhdimisht, kjo është formula e një marrëdhënieje vërtet të shkëlqyer.”
Lovato fillimisht u lidh me artistin kanadez, i cili shkroi shumë këngë në albumin e saj “Holy Fvck”, ndërsa punonte për muzikën e re vitin e kaluar.