Home ShowBiz Rita Ora shfaqet në SHBA me një çantë 20 mijë dollarëshe “Hermes Togo Birkin”
Rita Ora shfaqet në SHBA me një çantë 20 mijë dollarëshe “Hermes Togo Birkin”
0

Rita Ora shfaqet në SHBA me një çantë 20 mijë dollarëshe “Hermes Togo Birkin”

0
0

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, së fundmi është kthyer nga Festivali i Filmit në Venecia ku ka mahnitur me veshjet e saj superiore, derisa ajo e ka vazhduar paradën e saj, teksa mori rrugën për në shfaqjen e Javës së Modës në Nju Jork të disenjatorit, Michael Kors.

Artistja, 32 vjeçe, dukej sensacionale teksa u shfaq me një bluzë verore që i la të zbuluar njërin krah, e të njëjtën e kombinoi me pantallona të ngjyrës së njëjtë – gri.

Megjithatë, Rita injektoi një prekje magjepsëse me një çantë Hermes Togo Birkin, e cila shitet për 20 mijë dollarë, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Ndërsa këngëtarja, 32 vjeçe, ka një orar plot aksion plot me festa të mrekullueshme për Javën e Modës në Nju Jork, ajo humbi një ngjarje të rëndësishme së fundmi – dasmën e ish-të dashurit të saj, Calvin Harris me Vick Hope.

Rita – e cila u martua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi vitin e kaluar – u nda nga Calvin në vitin 2014 pasi u takua me krijuesin e hitit “This Is What You Came For” për pak më shumë se një vit.

Ajo kishte deklaruar se Calvin ishte personi i parë me të cilin ra në dashuri me të vërtetë, por thuhet se mbeti “e zënë ngushtë” kur ai njoftoi ndarjen e tyre publikisht përmes Twitter, aso kohe.

U pretendua se Rita nuk ishte në dijeni se Calvin do ta bënte deklaratën në faqen e mediave sociale që thoshte: “Për të adresuar spekulimet – unë dhe Rita i dhamë fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ajo është një grua e bukur, e talentuar dhe i uroj gjithë të mirat”.

Thuhet se ai i dha fund lidhjes pasi ish-çifti kishte “debatuar prej muajsh” dhe gjithashtu u pretendua se Calvin i njohur si tip privat, “e urrente vëmendjen shtesë” që erdhi pas takimit me Ritën.

Tensionet dukej se po përkeqësoheshin mes çiftit, pasi Calvin thuhet se e “ndaloi” Ritën të performonte ndonjë nga materialet muzikore të tyre të bashkëpunuar – veçanërisht melodinë tërheqëse “I Will Never Let You Down”, e cila u ngjit në krye të top-listave pas publikimit dy vjet më parë.

Megjithatë, në vitin 2017, Rita këmbënguli se ajo kishte kaluar nga ndarja e ashpër.

“Është një nga këto gjëra që… epo, për mua është në të kaluarën. Çfarëdo që them, disi kthehet në titull dhe kthehet sërish në histori”, pati thënë ajo.

Duke hedhur poshtë spekulimet se dyshja janë ende në mosmarrëveshje, ajo u sigurua të shtonte – “ai është një djalë i shkëlqyer dhe ne jemi në marrëdhënie të mira tani”.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12504795/Rita-Ora-casual-sweatpants-sandals-NYC-ex-Calvin-Harris-Vick-Hope.html

Foto: https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en