Home ShowBiz Rita Ora publikon bashkëpunimin me “Primark”
Rita Ora publikon bashkëpunimin me “Primark”
0

Rita Ora publikon bashkëpunimin me “Primark”

0
0

Rita Ora dukej më mahnitëse se kurrë më pare, teksa festoi prezantimin e koleksionit të saj të ri me Primark në The Westlight në New York të martën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, bëri një shfaqje magjepsëse në këtë event teksa konfirmoi lansimin e ardhshëm të koleksionit të saj Rita Ora X Primark për shumë sezone.

Ajo dukej e mahnitshme në një komplet xhins, të përbërë nga një mini fund me zinxhir dhe një xhaketë, të cilën e përshtati me çizme me taka mbi gju.

Ylli mbante një çantë dore gri me material gëzof dhe e përshtati pamjen e saj elegant me një palë vathë të mëdhenj me rrathë.

Rita Orës, nuk i mungoi edhe buzlqeshja teksa pozoi.

Megjithatë, fansat e tjerë e lavdëruan Ritën për bashkëpunimin e saj të ri dhe iu drejtuan komenteve të postimit të saj për të ndarë emocionet e tyre për datën e lansimit më 19 shtator.

Linku: https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en