Home ShowBiz Po promovohen antivlerat, Robert Aliaj reagon i revoltuar
Po promovohen antivlerat, Robert Aliaj reagon i revoltuar
0

Po promovohen antivlerat, Robert Aliaj reagon i revoltuar

0
0

Robert Aliaj jo pak herë ka spikatur me natyrën e tij kritike ndaj përmbajtjeve mediatike.

Në daljen e tij të fundit për Shije Shtëpie ai ka treguar se televizionet po promovojnë antivlera për shkak të personazheve që promovojnë duke iu dhënë hapsirë mediatike.

‘Nuk diskutohet që kultura e përgjithshme është një faktor, por çfarë e bëri këtë kulturë të përgjithshme, çfarë ndikoi më keq? Jemi ne njerëzit e televizionit. Nuk ka një personazh publik që të shohësh që mos të shesë aty sa lekë ka, sa i blen xhinset, të fryhet, të deformohet si të dojë vetëm për t’u shitur, pra nuk ka një personazh publik në veçanti vajzat, që më vjen shumë keq, e kupton se unë kam vajzë vetë dhe nuk do doja kurrë ta shikoja në atë gjendje, të deformuar vetëm për t’iu përshtatur shijeve të këtij publiku vulgar.

Pra neve, përgjegjshmëria jonë ishte 0. Neve, neve që bëmë televizionin, ne që përbënim opinion, neve ishim fokusuar te mungesat tona, te halli jonë. Dilnim edhe shisnim vetëm sa të bukura jemi, çfarë trupi kam, si i kam prapanicat, shikoni sutjenat, shiko këtë dhe vetëm provokonim dhe u bë vlerë kjo e kupton, se ka kaq vjet që po ndodh kjo nëpër ekran.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=UOfL92RSRVo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertdragot/