Home ShowBiz Adelina Kryeziu me Rebel Trimz dhe Rebel Gimz shënojnë tjetër nivel suksesi me ‘Moj Dashni’
Adelina Kryeziu me Rebel Trimz dhe Rebel Gimz shënojnë tjetër nivel suksesi me ‘Moj Dashni’
0

Adelina Kryeziu me Rebel Trimz dhe Rebel Gimz shënojnë tjetër nivel suksesi me ‘Moj Dashni’

0
0

Adelina Kryeziu është një nga zërat më të dashur të muzikës falë përkushtimit të palodhur dhe pasionit që në fëmijëri.

Këngëtarja pak ditë më parë erdhi me një bashkëpunim të këndshëm me Rebel Trimz & Rebel Gimz i cili titullohet Moj Dashni.

Projekti ka shënuar një tjetër nivel suksesi në pak ditë duke numëruar më shumë se 1 milion shikues.

Moj Dashni është një projekt i punuar me mjeshtëri nga producenti Dardan Sejdija i cili ka dhënë një kontribut të veçantë dhe në tekstin e këngës. Producenti ka një studio muzikore në Vjenë ku operon prej vitesh me shumë profesionalizëm dhe me projekte që konkurrojnë në niveli ndërkombëtar.

Këngëtarët Rebel Trimz & Rebel Gimz jetojnë prej vitesh në Vienë dhe së bashku me Adelinën bëjnë një super skuadër bashkëpunimi ndër vite.

Përveç këtij bashkëpunimi nga grupi na presin dhe surpriza me projekte të tjera të cilat do të zbulohen gradualisht.

Për sa i përket artistet Adelina Kryeziu duhet të theksojmë se hapat e parë në muzikë i filloi që në moshën 7 vjeçare. Aty Adelina spikati me zërin e saj duke bërë një hap të pakthyeshëm në botën e muzikës.

Po ashtu Adelina ka qenë prej tre vitesh në shkollë muzike këndimi. Nga viti 1993-1996 këngëtarja ka spikatur me pjesmarrjen e saj në Ansamblin Shqiponja Dukagjinit.

Ajo është një artiste e kompletuar pasi përveç zërit të veçantë di t’iu bie të gjitha veglave muzikore. Në reportorin e saj Adelina numëron një sërë projektesh të suksesshme që i kanë mbijetuar kohës dhe konkurrencës së tregut. Të gjithë këto hapa e kanë kthyer në një zë mjaft të dashur në botën e muzikës.

Linku/Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rebeltrimz/

https://instagram.com/doctheoperator?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==

https://www.instagram.com/adelinamorinakryeziu/?igshid=NGVhN2U2NjQ0Yg%3D%3D