Kur pronarja e një biznesi të vogël, Ebony Centazzo duhet të kontaktojë punonjësit e saj pas orarit të punës, ajo nuk heziton aspak. Këtë e bën me tekste, e-maile ose telefonata, ajo përdorë çdo mjet që duhet për t’i kontaktuar ata.
“Kam katër punonjës dhe shumica duket se nuk e kanë problem dhe përgjigjen gjithmonë, megjithëse njëri vështirë se përgjigjet. Duke qenë një biznes fillestar, unë mbështetem tek ata për të më ndihmuar me vendimet e biznesit dhe për t’i inkurajuar ata të më japin idetë e tyre – edhe në orën 22:30”, ka thënë ajo.
Pronarja e “Cat Napping Suburban Retreat” thotë se ajo ka një marrëdhënie miqësore me stafin e saj të vogël dhe përveç çështjeve të punës, do t’u dërgojë mesazhe atyre edhe për tema që nuk lidhen me punën.
Psikologjia organizative, Alexina Baldini këshillon të diskutohet me stafin se si dëshirojnë të kontaktohen pas orarit të punës.
“Ndjej se kam një marrëdhënie të hapur me punonjësit e mi dhe ata do të më thoshin nëse po pushtoja kohën e tyre personale”, shton tutje ajo.
Por së fundmi Centazzo ka ndryshuar mënyrën e të funksionuarit. Kujtimet e punës për një shef që i dërgonte mesazhe në çdo orë e frymëzuan atë të respektonte disa rregulla më të rrepta rreth të kontaktuarit pas orarit. Me teknologjinë që e bën kontaktin pas orarit me stafin më të lehtë se kurrë më parë, është më e vështirë për pronarët e bizneseve të vogla të shohin vijën e hollë që ndan punën e një punonjësi dhe kohën personale.
Foto: Freepek.com