Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjoze “Elle Brasil”.
Sigurisht nuk kanë munguar bisedat dhe për origjinën e saj. Ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.
“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.
Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe gjatë intervistës së saj.
Linku: https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/