Home ShowBiz Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e Elle, nuk mungojnë dhe deklaratat për Shqipërinë
Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e Elle, nuk mungojnë dhe deklaratat për Shqipërinë
0

Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e Elle, nuk mungojnë dhe deklaratat për Shqipërinë

0
0

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur në numrin e ri të revistës prestigjoze “Elle Brasil”.

Sigurisht nuk kanë munguar bisedat dhe për origjinën e saj. Ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.

Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe gjatë intervistës së saj.

Linku: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/

tags: