Home ShowBiz Shakira: Mendoja se vetëm vdekja mund të më ndante nga Pique
Shakira: Mendoja se vetëm vdekja mund të më ndante nga Pique
0

Shakira: Mendoja se vetëm vdekja mund të më ndante nga Pique

0
0

Shakira besonte në dashuri të përjetshme me ish-futbollistin Gerard Pique.

Në një intervisë të fundit për Billboard këngëtarja kolumbiane foli për marrëdhënien 11-vjeçare me Pique.

‘Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Unë besoja tek shprehja ‘derisa vdekja të na ndajë. E besova dhe kisha këtë ëndërr për veten dhe për fëmijët e mi”,- u shpreh ajo.

Krijuesja e njohur u shpreh se shpresonte të kishte një marrëdhënie të ngjashme si ajo e prindërve të saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vite.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,”- shpjegoi Shakira.

Ndër të tjera 46-vjeçarja pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën në plan të dytë ndërsa jetonte me Pique në Spanjë. Megjithatë që pas ndarjes, këngëtarja e shumë hiteve ka qenë në studio duke regjistruar muzikë dhe duke punuar për projekte të reja muzikore, ku ka në plan të bëjë edhe një turne në vitin 2024.

Linku: https://people.com/shakira-never-thought-shed-split-from-gerard-pique-7972857

Foto: https://www.instagram.com/shakira/?hl=en