Home Lifestyle Parashikimi i motit, 23 shtator 2023
Parashikimi i motit, 23 shtator 2023
0

Parashikimi i motit, 23 shtator 2023

0
0

Deri në mesditë vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit, por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes perëndimore.

Por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave duke sjellë reshje në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: